Kreu i LSI Petrit Vasili i ftuar në “5 Pyetje nga Babaramo” ka komentuar një deklaratë të kryeministrit Rama ndaj qytetarëve në rrjetet sociale “Na votoni që mos të kemi njeri në prehër”. Sipas
Pjesë nga biseda:
Petrit Vasili: Ne kemi kërkuar që të ketë zgjedhje me opozitë, lëshime nga palët, kemi kërkuar qeveri besimi dhe këto propozime u bënë.
Babaramo: Si e komentoni shprehjen e Ramës “Na votoni që mos të kemi njeri në prehër”?
Vasili: Nuk dua të bëj komente në distancë por dëshira për pushtet të pakufizuar është parë shpesh në skenën politike, por ata kanë pasur një fat të njëjtë, i bashkon fati, kjo është e sigurt.
Vasili po ashtu ka folur për programin elektoral të LSI duke theksuar se bujqësia dhe turizmi do të jenë shtyllat e programit.
(M.D/ Shuplaka)