Një fans i cmendur pas Rihanna ka dalë nga burgu ku u arrestua javën e kaluar për ndjekje të yllit të popit edhe pse ka vetëm pak orë që ka dalë nga burgu.
Salmir Feratovic është lënë i lirë pasi u deklarua fajtor i shkeljes penale. Ai kishte përfunduar dënimin e tij pesë ditor që në ditën që u kap jashtë apartamentit të Rihanna në New York.
Arrestimi nuk do ta ndalojë që ta përndjek sërish këngëtaren 29 vjeçare sërish, gjë që është shprehur se ka ndër mend ta bëjë, ndërkohë që Rihanna e shqetësuar për këtë fakt ka vendosur të shtojë masën e sigurisë.
Fakti që ai nuk heq dorë nga ndjekja e saj përbën një problem shumë shqetësues, por besohet se me përpjekjen e parë do të marrë një dënim më të rëndë. (S.SH/Shuplaka)