21:00 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Bushati kundër listës së PD-së: Basha do paguajë një çmim të lartë në zgjedhje

22:09 | 29/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tre lajme nga lista e Ramës

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, ka komentuar listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike.

Sipas Bushatit, Basha do të paguajë një çmim të lartë në zgjedhje dhe do të pësojë një humbje katastrofale. Kjo për shkak se lista është shumë e keqe, sipas analistit.

“Nëse do isha i aftë të kuptoja pyetjen s’do isha kritik mbi Bashën. Unë jam i paaftë kuptoj kriterin mbi të cilin është ngritur kjo listë. I surprizuar nuk jam, se që kur mbylli çadrën, shkoi iu në gjunjë Ramës. Kishte një mundësi të dytë, pas një qeverisje neveritëse si kjo e Ramës, ai në 4 muaj kishte mundësinë për fytyra të reja.

Por hapi i tretë, ishte lista që la jashtë emrat e njohur. Për mua lista është shumë e keqe. Shkon PS-ja apo PD-ja, nuk shkon asnjë familje në zgjedhje. Shkon një trupë prej 600 mijë vetash. Nuk e kuptoj kriterin e kësaj liste. Se po të shohësh listësh janë hequr një pjesë e themeluesve, janë hequr një pjesë e mirë e atyre që simbolizojnë “qëndrestarët” tek PD, janë hequr emra të rëndësishme të qëverisjes 8 vjeçare të Berishës. Kemi një ndarje me thikë të asaj që përfaqëson Berishizmi në këto 25 vite.

Të ndahesh nga gjithë këta njerëz, dhe të mbash doktorin në krye të sofrës, është absurditet. Lista bëhet me proces, mbi platformë, konsultime me anëtarësinë, a doni një faqe të re nga ajo që përfaqësonte Berisha, këto gjëra nuk zgjidhen me kulisa. Për mua lista Basha është një listë për të qëruar ata të cilët do i kërkojnë llogari Bashës kur të humbë në mënyrë katastrofale. Basha do paguajë një çmim të lartë në zgjedhje,” tha Bushati. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Andi Bushati
Pas

Përplasje në studio, Kumbaro-Dumës: Unë ta kuptoj hallin por nuk ta zgjidh dot

Para

“Arben Imami s’ka ça jep më në politikë, shokët i ka në pension”

Para
“Arben Imami s’ka ça jep më në politikë, shokët i ka në pension”

“Arben Imami s’ka ça jep më në politikë, shokët i ka në pension”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.