Projekti i Lungomares është një nga më të kontestuarit, kjo edhe për shkak të shqetësimeve që sjellin te banorët punimet. Ndër të tjera renditet dhe kostoja mjaft e lartë që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit ky projekt.
Mirëpo nga pamjet që publikohen në rrjetet sociale dhe nga Jamarbër Malltezi shihen mjaft qartë se ujërat e Detit të Vlorës janë të tejndotura.
‘’Lungomare apo llucomare, apo ndotjemare? Krimi mjedisor ndodh ccdo ditë në Vlorë, qytetarët helmohen dhe i largohen këtij deti të ndotur, por “t’a kthen kripa dhe peshku në tryeze”.
Dhjetëra milionë euro të përlarë nga qerratallarët për një copë rruge as 2 km që e ngushtuan, e lanë pa kanalizime, i hodhën baltë rërës dhe në fund e ndotën edhe detin. Turp dhe trishtim’’, shkruan Malltezi. (E.K/SHUPLAKA)