Deputetja e Partisë Demokratike Mimoza Hajdarmataj edhe pse Lulzim Basha nuk e ka futi në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit nuk ka reaguar ashpër ndaj këtij të fundit.
Madje ajo në rrjetet sociale ngelet ende një demokrate e flaktë ku nuk mungojnë as mbështetja e saj në zgjedhjet që priten të mbahen.
Së fundmi Hajdaramataj ka publikuar fletën e votimit, ku Partia Demokratike renditet e gjashta. Sipër kësaj fotoje nuk mungojnë as dy gishtat lart. Po kështu nuk mungojnë edhe fotot dhe aktivitet e ndryshme që ajo promovon nga Partia Demokratike.
Sjellim në vëmendjen që edhe deputetja Arbiola Halimi nuk doli kundra Bashës edhe pse nuk është edhe ajo pjesë e listave të PD-së.
“Falenderoj gjithe mbeshtetesit e mi. Beteja ime per nje Shqiperi te Lire vazhdon. Jam krenare per betejen qe kam bere. E drejte dhe me dinjitet. Ju falenderoj te gjitheve!”, tha Arbiola Halimi. (J.V/Shuplaka)