Pavarësisht se është themelues i çmimit “Aurora Prize for Awakening Humanity”, që i jepet një personi, veprimet e të cilit kanë shpëtuar jetë njerëzish apo ka punuar për çështje të rëndësishme humanitare, George Clooney nuk do të jetë i pranishëm në event.
Bashkëshortja e tij Amal, një avokate ndërkombëtare për Të Drejtat e Njeriut, me të cilën ai u martua në 2014-ën, pritet që të lindë në Qershor.
Aktori dhe regjisori George Clooney është shprehur se “është kërcënuar” se nuk do pranohet në shtëpi nëse Amal i lind binjakët gjatë udhëtimit të tij në Jerevan ku ndahet çmimi në fjalë.
(XH.A/SHUPLAKA)