Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh vijon me takimet e tij elektorale në veri të vendit, kryesisht në Dibër dhe në zonë të tjera.
Mirëpo mesa duket kryeministri ende nuk është informuar mbi zhvillimet politike në kryeqytet.
Para pak minutash ai ka postuar një foromontazh ku shkruan se është në kërkim të kandidatëve për deputetë nga ana e demokratëve.
Kujtojmë se pavarësisht mungesave ditën e sotme kreu i opozitës Basha i ka plotësuar të gjithë vendet e mbetur pezull në listë.
Ka pasur disa kandidatë që janë tërhequr nga listat e demokratëve dhe për këtë listat e reja të dorëzuara sot kishin në rang vendi 195 kandidatë.
(E.K/SHUPLAKA)