Një denoncim i ardhur në adresë të redaksisë së “Shuplakës” tregon kaosin e krijuar në zyrën e shërbimeve në Bashkinë e Tiranës. Shkaku kryesor mësohet se është dyndja e qytetarëve për të riaplikuar nga e para për kredi të butë pasi më herët bashkia i bëri nul dokumentacionet e përpiluara para datës 7 mars.
Denoncimi:
Kaos te zyra e sherbimeve ne bashkine e tiranes. Qytetaret rrine deri ne 6 ore ne rradhe dhe nuk mnarojne dot pune. Pas ores 16.30 8 sportele mbyllen dhe puna vijon vetëm me dy sportele. Shkaku kryesor është dyndja e qytetarëve për të riaplikuar nga e para për kresi të butë pasi më herët bashkia i bëri nul dokumentacionet e përpiluara para datës 7 mars. Pra e thënë troc kryebashkiakut i teket të lëshojë urdhra në mes të lijës dhe kjo përkthehet në kaos në zyrën e shërbimeve të bashkisë. Të lodhur nga pritja e gjatë edhe për vetëm një certifikatë, qytetarët shkojnë deri aty sa konfliktohen me njëri tjetrin dhe policinë bashkiake. Videoja që të dërgova sapo është bërë dhe tregon klimën tensionuese në zyrën e shërbimeve në bashkinë e tiranës.
(M.D/Shuplaka)