Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në takimin e sotëm elektoral në Gjorokastër, ka deklaruar se prioriteti i PD-së në këto zgjedhje, është pikërisht rigjallërimi i ekonomisë.
Basha tha se plani i PD-së për ekonominë, është hartuar nga ekspertë europianë, pranë partisë së kancelares gjermane Angela Merkel.
“Unë do ta bëj natën ditë, me një prioritet absolut, ekonominë. Sepse pa një ekonomi të fortë nuk mund të ketë një shtet të fortë. E nuk ka ekonomi të fortë pa qytetarë që nuk kanë një gjendje të mirë ekonomike. Ky plan për ekonominë , është bërë me ekspertët më të mirë të botës, të kancelares Merkel, partia jonë si motër i ka dërguar një plan PD-së për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike. Ky program ekonomik do vihet në zbatim që ditën e parë.”, deklaroi kreu i PD-së.
Më tej Basha shtoi se një tjetër prioritet i tij është shfuqizimi i ligjit për Reformën në Arsim. (D.D/Shuplaka)