17:42 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

Skandal te neurologjia, mjeku-pacientit: Nuk ta bëj rezonancën pa 150-mijë lekë (VIDEO)

21:40 | 30/05/2017
në Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandal te neurologjia, mjeku-pacientit: Nuk ta bëj rezonancën pa 150-mijë lekë (VIDEO)

Edhe pse flitet çdo ditë për “rilindjen e shëndetësisë”, ajo që ndodh në realitet është e kundërta.

 Një qytetar drejtohet në repartin e neurologjisë, duke kërkuar të bëjë rezonancë magnetike. Nëse ndjek planifikimin, rezonancën duhet ta bëjë në një kohë të dytë.

Nga mjeku e deri te roja i objektit hyjnë në pazarin e parave. Mjeku imazherist nuk pranon ta bëjë rezonancën me 100 mijë lekë të vjetra, por në fund bien dakord për 150 mijë lekë. Pacienti bën rezonancën brenda ditës, pasi me para në dorë zgjidh çdo situatë!

Qytetari i drejtohet Shërbimit Universitar të Neurokirurgjisë për të përcaktuar një datë për kryerjen e rezonancës magnetike, por zbulon se ekziston një mënyrë për ta kryer brenda ditës.

Qytetari – Te rezonanca, këtu.

Roja – Te kush rezonancë? Çfarë do bësh?

Qytetari – Do diskutoj me atë për punën e datës.

Roja – Do ikësh atje te konsultat që të caktosh datën.

Qytetari – E kam caktuar.

Qytetari pyet një mjek rreth datës së përcaktuar për kryerjen e rezonancës.

Qytetari – Mund të bëj një pyetje?

Mjeku – Po!  Te neurologjia, këtej mbrapa.

Qytetari – Atje ishte data në qershor.

Mjeku – Është pa lekë, më kupton? Eshtë me zero lekë.

Roja dëgjon bisedën dhe i ofron një mundësi qytetarit.

Roja – Pse? Nuk e pe fare datën?

Qytetari –  Në qershor.

Roja – Po fole një herë, po ashtu se… këta ta bëjnë për 200 mijë lekë.

Po ashtu dhe për 150 mijë lekë ta bëjnë. Po ju them unë që e kam mikun tim. Po flas unë.

Qytetari – Ik e fol, pra!

Roja shkon të bisedojë më doktorin dhe të hyjë “mik” për qytetarin, i cili e takon më pas.

Qytetari – Si kaluat?

Mjeku – Ti je kushëriri i atij?

Qytetari – Po!

Mjeku – Do presësh një çikë!

Qytetari – Po, s’ka problem, pres këtu jashtë.

Mjeku – Sa të plotësoj ca gjëra kështu, në rregull?

Qytetari – Ok! E mora në telefon dhe do vinte, sot apo nesër, kur do e bëjmë?

Mjeku – Po sot është më lirë se nesër kam hall mos do jetë më rrëmujë, hajde kur të duash. Sot ishte më lirë, kupton? E ke larg ti?

Qytetari –  Mbase, një minutë- dy minuta.

Mjeku – Mirë, prit!

Qytetari – Hajde pak! Sa kushton ajo?

Doktori – A fole me atë?

Qytetari – Po ç’lidhje ka? Ne me 100 mijë lekë, se ajo  ka rezonancën e pestë apo të gjashtë dhe i kemi bërë gjithmonë.

Mjeku – Tani me shku aty te arka, ikën e paguan 20 mijë lekë (të reja), aq është.

Qytetari – Ta lëmë 100-dëshe?

Mjeku – S’bëhet.

Pasi qytetari bëri “pazar” me mjekun, rikthehet te roja.

Roja  – Çfarë tha? Nuk ta bëj?

Qytetari – 150.

Roja – Po të thashë që i bëjnë me 200 të gjithë.

Qytetari – T’ja jap lekët tani?

Roja – Po kush? Ti për veten tënde e ke?

Qytetari – Po jo, do vijë ajo tani.

Roja – Po jepja! Jepja!

Qytetari – Unë i thashë se i kemi bërë gjithmonë me 100 mijë lekë, kupton? 100 mijë lekë.

Roja – Këtu, si rezonancë eshtë rezonancë e mirë dhe ai shefi  dhe të gjithë që i bëjnë këtu vijnë i sjellin.

Roja shkon sërish te doktori, i cili ishte mërzitur për bisedën që pati me qytetarin.

Qytetari – Po vjen?

Roja – Ishte mërzit ai, më mërziti ai tha, ti më the kështu, ai më tha kështu…

Qytetari – Po, mirë!

Roja – Ti i kishe thënë, ai ishte bërë tym, ai tha…

Qytetari – Do vinte?

Roja – Tani sillmi mua.

Qytetari – Po, hajde!  Tani, dëgjomë mua se unë kam 50 euro dhe 85 mijë lekë se s’kisha lekë shqiptarë me vete. Ka problem? Njësoj është.

Roja – Ja, t’i them unë. 80 mijë lekë shqiptare?

Qytetari – 85 mijë lekë dhe 50 euro. Aq kisha në xhep, s’kam më. S’kam më, prandaj i thashë.

Roja – Ku e ke të sëmurin?

Qytetari – Duke ardhur, duke parkuar ishin.

Qytetarja shkon të bëjë rezonancën magnetike

Qytetari – Lekët t’i lashë te roja.

Mjeku – Mirë mo, po nuk është problemi te lekët, problem është ta bëjë. Ajo është gjëja e fundit, por e bën dot, s’e bën dot?

Qytetari – Po, e bën.

Infermierja – Ka frikë.

Mjeku – Të kemi fut pa rradhë, e para. E dyta, ka 20 veta aty dhe e treta s’ka absolutisht asnjë lloj gjëje.

Infermierja – Ja, të lemë djalin këtu.

Marrja e përgjigjes së rezonancës magnetike

Qytetarja – Mirë, dua të marr një përgjigje rezonance.

Punonjësi – Kur e ke bërë?

Qytetarja – Para tre – katër ditësh. Faleminderit!

Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” shfaqi me zë dhe figurë se si bëhen pazaret mes rojes së objektit dhe mjekëve në Shërbimin Universitar të Neurokirurgjisë për të hyrë pa rradhë përkryerjen e rezonancës magnetike. Pra, nëse ndjek rrugën e korrupsionit çdo gjë në “shëndetësinë e rilindjes” zgjidhet brenda ditës!/tvklan.al

Etiketa: Shendetesiaskandalstop
Pas

Pse sa herë ka një krizë Ilir Meta shkon tek Berisha? Si përgjigjet Kryemadhi

Para

Hoqi dorë nga zgjedhjet, DOKUMENTI zbulon të shkuarën në Sigurim të kreut të PD-së në Shkodër

Para
Shtohen pakënaqësitë, i fyer nga renditja, tërhiqet nga listat kreu i PD-së në Shkodër

Hoqi dorë nga zgjedhjet, DOKUMENTI zbulon të shkuarën në Sigurim të kreut të PD-së në Shkodër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarri në Malësi të Madhe, shkrumbohet një mjet zjarrfikës

Trump merr një tjetër nominim për Çmimin Nobel për Paqen, Kamboxhia vlerëson rolin e presidentit në zbutjen e tensioneve me Tajlandën

Lezhë/ Peshkatari mbytet në lumin Mat, u fut për të hedhur rrjetat! Gjendet trupi i pajetë

Aksident në aksin rrugor “Vau i Dejës-Bushat”/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, një i lënduar

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, 6 të arrestuar në Serbi, mes tyre edhe një ish-ministër

Balluku: Nga 1 Gushti, IKMT dhe Policia e Shtetit nisin aksione të forta për lirimin e hapësirave në kufijtë e akseve kombëtare

SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur, akuzohen për disa vepra penale të rënda

“Hiqini vetë para se të gjobiteni”, Rama publikon pamje nga lavazhet në trotuare

Fluks i lartë udhëtarësh që dalin nga Shqipëria në Qafë Thanë, radha e pritjes 1 kilometër

Spanja lëshon 12 ton ushqime në Gaza me avion ushtarak, përgjegjësi i OKB-së për refugjatët palestinezë: Mënyrë e kushtueshme dhe joefektive

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.