Ministria e Arsimit dhe Sportit u ka tërhequr vëmendjen drejtuesve dhe punonjëseve të këtij institucioni për fushatën zgjedhore. Ministria e Arsimit është duke bërë verifikimet
për të gjitha rastet e konstatuara ku drejtues të institucioneve arsimore apo punonjës të
sistemit arsimor, janë raportuar të angazhuar në fushatë elektorale, në kundërshtim me ligjin.
DEKLARATA:
Në kushtet kur fushata zgjedhore ka filluar, sjellim në vëmendjen tuaj detyrimet ligjore dhe ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë të cilat kanë përcaktuar qartazi detyrimet ligjore të personave me funksione publike gjatë fushatës zgjedhore. Mbi bazën e informacioneve, Ministria e Arsimit dhe Sportit është duke bërë verifikimet për të gjitha rastet e konstatuara ku drejtues të institucioneve arsimore apo punonjës të sistemit arsimor, janë raportuar të angazhuar në fushatë elektorale, në kundërshtim me përcaktimet ligjore, si më poshtë:
Drejtore e Zyrës Arsimore Rajonale, Librazhd znj. Bardha Qatja.
Punonjësi i Zyrës Arsimore Kolonjë z. Ermal Zylfo duke mbështetur fushatën§
elektorale të Kandidates për Zgjedhjet Parlamentare, e cila rezulton Drejtuese e
Drejtorë Arsimore Rajonale, Erseke
Drejtuesi i Zyrës Arsimore Tepelenë z. Shkëlqim Imera.
Drejtuese e Zyrës Arsimore, Kuçovë znj. Eglantina Zeqo.
Përsa më sipër, dëshirojmë të sjellim në vëmendjen e kujtdo, që synon të kryejë veprime
të tilla të kundërligjshme, në kundërshtim të hapur të akteve ligjore në fuqi, se ngjarje të
tilla do të jenë objekt verifikimi dhe sipas rastit objekt penalizmi administrativ dhe
juridiko-penal nga organet ligj zbatuese përkatëse.
Ministria e Arsimit dhe Sportit do të intensifikojë monitorimin e të gjithë procesit
mësimor, si dhe të gjithë informacionet dhe komunikimet e përcjella përmes medias se
shkruar dhe asaj elektronike, për të mundësuar një përmbyllje të suksesshme të arsimit
parauniversitar, transparencë dhe informacion mbi vlerësimet e Maturës Shtetërore,
duke kërkuar nga të gjithë, zbatimin e përpiktë të përcaktimeve ligjore.
(J.V/Shuplaka)