00:35 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pse Tiranës i duhet sot fitorja, si do ndikonte fitimi i Kupës për ngritjen në Kategorinë Superiore

09:56 | 31/05/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pse Tiranës i duhet sot fitorja, si do ndikonte fitimi i Kupës për ngritjen në Kategorinë Superiore

Edhe pse tashmë ka rënë nga Kategoria, Tirana ka një shans sot për të rifituar sadopak nderin e humbur. Në Elbasan luhet sot finalja e Kupës mes Tiranës dhe Skëndërbeut.

Dhe korccarët në fakt nuk kanë marrë më të mirën nga ky sezon pasi nuk arritën të ruanin dot titullin kampion.

Ndërsa për Tiranën vlen shumë më shumë se një trofe që do i shtohet arkivës, pasi përkthehet me parà. Favorit përballë korçarëve nuk janë, jo vetëm prej gjendjes psikologjike, por edhe diferencave që kanë në fushë. Por, motivimi i skuadrës së Mirel Josës mund të shtohet kur bën llogaritë, pasi kjo Kupë mund t’i shërbejnë për “ngjitjen” në Superiore.

Federata Shqiptare e Futbollit, sikundër dihet, ofron 50 milionë lekë të vjetër për këtë trofe. Dhe nëse kryeqytetasit dalin fitimtarë nga “Elbasan Arena”, atëherë automatikisht fitojnë të drejtën që të jenë pjesëmarrës në raundin e parë në Ligën e Europës. Vetëm me pjesëmarrjen e “arkës” së tyre, veç shpërblimit të FSHF-së, do i shtoheshin 215 mijë euro.

Dhe nëse kalojnë turin e parë të këtij kompeticioni, do të merrnin edhe 225 mijë euro të tjera. Me një buxhet prej afro 477 mijë eurosh, drejtuesit e klubit më të titulluar në vend do të kishin mundësinë që të ndërtonin një ekip solid, që nuk do diskutonte ngjitjen e shpejtë në elitë.

Pra “agonia” në Kategorinë e Parë, një ligë që do ta provojnë për të parën herë në historinë e tyre afro 97-vjeçare, mund të zgjaste vetëm një sezon. Nëse presin një “biletë” për në Europë, pa dyshim që edhe lojtarët do ta shihnin me tjetër sy Tiranën në merkato. Nëse inferiorja nuk shihet me sy fort të mirë prej futbollistëve cilësorë, nuk do mendoheshin dy herë t’i thoshin “po” Tiranës në qoftë se do ishte në zonën “Euro”.

Etiketa: sportTirana
Pas

3 shenjat që tregojnë se keni nevojë për më shumë karbohidrate

Para

KQZ ndan sot 65 milionë lekë, sa do të marrin PS, PD, LSI

Para
KQZ ndan sot 65 milionë lekë, sa do të marrin PS, PD, LSI

KQZ ndan sot 65 milionë lekë, sa do të marrin PS, PD, LSI

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.