Aktrimi dhe politika, çfarë mund t’i bëjë bashkë të dyja? Nuk ka një përgjigje përfundimtare po nëse kërkon mund të gjenden dhe elementë të përbashkët: dhe një prej tyre është padyshim aftësia për të komunikuar me njerëzit, me publikët.
Edhe në vendin tonë një pjesë e aktorëve nuk i kanë shpëtuar angazhimeve në politikë, duke përkrahur ca njërën dhe ca tjetrën krah të politikbërjes.
E kështu ne kemi veçuar disa prej tyre, dukë marrë shkas dhe nga daljet së fundmi.
Julian Deda, pjesë e Partisë Demokratike dhe në forume, nuk e ka kursyer mbështetjen e tij as në tre muajt e gjata të protestës në Bulevard. E megjithatë ai nuk deshi që të identifikohej në rreshtin e atyre që merrnin dhe mbanin fjalime.
Një tjetër aktore, Suela Konjari, nuk mungoi me praninë në çadrën e PD-së duke shprehur pakënaqësitë e saj në gjendjen në të cilën ndodhet arti në vend.
Nëse shohim nga Partia Socialiste dy janë aktorët që janë shprehur hapur në mbështetje të saj: Gazmend Paja dhe Erion Isai, të dy pjesë e ‘’Portokallisë’’.
Paja ka qenë dhe pjesë e jurisë për përzgjedhjen e kreut të FRESSH-it, në një tur që ka vijuar ne shumë qytete të Shqipërisë, ndërsa Isai është shfaqur në mbështetje të kandidates për deputete të PS-së në Korçë, Elisa Spiropali.
Në LSI ka tre emra aktorësh më të përfolur për mbështetjen e tyre, Bes Kallaku, që nuk mungon asnjëherë me videot plot humor dhe me drejtues të kësaj Partie. Laert Vasili u shfaq së fundi me mbështetjen e tij për kryesuesen e LSI-së për Tiranën, Klajda Gjosha.
Dhe emri i fundit që ne kemi veçuar është ai i Oni Pustinës, i cili erdhi që nga Italia për ta marrë personalish kartën e anëtarësimit nga kreu i LSI-së, Petrit Vasili.
Ndoshta ka dhe shumë të tjerë që rreshtohen në njërën apo tjetrën anë, po në këto muajt e fundit këta kanë qenë më të lakuarit. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1988″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]