15:26 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

BB: Shqipëria humbi 128 milionë dollarë nga sëmundjet pandemike

13:04 | 31/05/2017
në Te Gjitha
0
BB: Shqipëria humbi 128 milionë dollarë nga sëmundjet pandemike

Banka Botërore ka përllogaritur se vendet po përballen gjithnjë e më shumë me humbje nga përhapja masive e pandemive.

Shpejtësia e rrufeshme e pandemive është duke zhytur ekonomitë kombëtare papritmas në kaos, si rasti i Ebolës në Afrikën Perëndimore në 2014-‘15.

Sipas përllogaritjeve të Bankës Botërore, kostot që i krijuan pandemitë ekonomisë shqiptare u llogaritën në 128 milionë dollarë për vitin 2015 ose 44.4 dollarë për frymë në vit.

Siç shihet nga të dhënat e BB, Shqipëria ka humbjet më ulëta financiare që krijohen nga pandemitë në nivel rajonal, kur shihet se Maqedonia, edhe pse ka një popullsi më të vogël, i ka humbjet në një vit 113 milionë dollarë ose 54.7 dollarë në frymë.

Në Serbi, dëmi ekonomik që i krijohet vendit nga sëmundjet pandemike llogaritet në 419 milionë dollarë në vit, ose 59 dollarë për frymë.

Humbjet të mëdha duket se i ka Mali i Zi, me 44 milionë dollarë në vit ose 72 dollarë për frymë, por nivelin më të lartë e ka Turqia, me 8 miliardë dollarë në vit, ose 102.9 dollarë për frymë.

Banka Botërore paralajmëron se cilado qoftë mënyra e përhapjes, pandemia vdekjeprurëse është vetëm disa dekada larg.

Partnerët e zhvillimit po ndërmarrin hapa për të përmirësuar gatishmërinë e tyre për t’iu kundërvënë shpërthimeve të sëmundjeve infektive, por ka ende shumë për të bërë.

Banka bëri thirrje se koha për të vepruar tani është jo vetëm për qeveritë kombëtare, por edhe për Partnerët e Zhvillimit Ndërkombëtar.

Mirëpo asnjë plan nuk do të mund të funksionojë nëse fondet nuk janë. Mes arritjes së sigurisë së vërtetë shëndetësore dhe retorikave aspiruese, ndryshimin e bën paraja. Kjo është sfida që Banka Botërore kërkon të adresojë.

Raporti konfirmon rëndësinë për rritjen e gatishmërisë ndaj pandemive për të ardhmen ekonomike të vendeve.

Banka ka bërë gati një plan, sipas të cilit vendet orientohen se si të gjejnë financime për të përballuar rreziqet që vijnë nga pandemitë./ Revista Monitor

Etiketa: Banka Boteroreshqiperia
Pas

”Xhaxhi dhe teta”, Hajdarmataj i del në mbrojtje kandidates dhe kujton Jolezën: Ky model nuk zgjohet në pallate ish-ministrash

Para

NGA SKENA në politikë, KUSH janë aktorët që kanë përkrahur PD-në, PS-në dhe LSI-në

Para
NGA SKENA në politikë, KUSH janë aktorët që kanë përkrahur PD-në, PS-në dhe LSI-në

NGA SKENA në politikë, KUSH janë aktorët që kanë përkrahur PD-në, PS-në dhe LSI-në

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të enjten rinis Kuvendi/ Deputetët i kthehen seancave pas zgjedhjeve

Zelensky nga Berlini, thirrje SHBA-së: ‘Godisni’ Rusinë me sanksione të ashpra!

Sarandë/ Vjen sezoni veror, por shtohet dhe ‘lufta’ për plazhet! 3 persona nën akuzë për ndërtim platformash pa leje dhe punime me eskavator

Vodhën automjetin në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër, arrestohen tre të rinjtë

Eurobarometri: Besimi në BE më i larti që nga 2007-a

Lezhë/ Lejoi pushtimin e tokës, merret nën akuzë zyrtari vendor, firmosi procesverbalin! Nën hetim për falsifikim edhe një 61-vjeçar

GJKKO jep vendimin për fraksionin II të dosjes “5D”/Dënime për zyrtarë të Klubit Sportiv Tiranë

Turi i 82-të Çiklistik i Shqipërisë/Etapa e tretë përshkon segmentin Fier–Vlorë

“Braktisen” minierat, MIE revokon 12 leje në Janar-Maj, shumica pasi nuk kryhet aktivitet

Zelensky nga Berlini, thirrje SHBA-së: ‘Godisni’ Rusinë me sanksione të ashpra!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.