Gjimnazistët e një gjimnazi të Chardler, në Arizona, SHBA, në përfundim të vitit shkollor kanë vendosur të festojnë duke hedhur letra pafund në shkallët e institutit.
Një mënyrë orgjinale kjo për t’i thënë lamtumirë bankave të shkollës, video është xhiruar nga vetë nxënësit me smartphone, dhe publikuar nga një student që ka marrë pjesë në performacë, duke arritur shumë sukses në rrjet sociale.
Në video shihen qindra fletë të cilat hidhen nga lart nëpër shkallët e institutit. Në këtë pikë studentët qeshin, bërtasin, zbaviten dhe rrëshqasin nëpër shkallët, qe duken si të zbardhura nga dëbora.
Mijëra përdorues kanë ndarë videon ndërsa disa të tjerë kanë pyetur se kush do e pastrojë këtë. Ai që i ka qetësuar të gjithë ka qenë vetë studenti i videos: “Mos u shqetësoni, për gjithçka kemi menduar ne.” (S.SH/Shuplaka)