Një aksident i rëndë ka ndodhur në Devoll ku për pasojë ka humbur jetën një polic. Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Fitore në aksin Korçë-Devoll. Njoftohet po ashtu se edhe 3 efektivë janë plagosur nga aksidenti.
Mësohet se punonjësi i policisë është Lorent Duli, i moshës 27-vjeçare dhe ka humbur jetën pasi makina e policisë ka dalë nga rruga.
Mësohet se polici që ka humbur jetën është nga fshati Baban i Devollit. Nga informacionet paraprake mësohet se efektivët sapo ishin kthyer nga shërbimi. (M.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1991″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]