Kryeministri Rama e ka shoqëruar një pjesë të mirë të takimit të tij elektoral në Rrëshen me batuta. Teksa po mbyllte fjalimin Rama u shpreh me një autokritikë se në TV është gjithë ditën dhe se tani ndjekësit duhet të bëjnë kujdes nga frigoriferi.
“Kujdes kur hapni frigoriferin se mos dal unë prapë, në TV më keni gjithë ditën. ju falenderoj për mikpritjen”,-tha Rama.
Kryeministri Rama po ka hedhur batuta ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha lidhur me paktin që e nxori opozitën nga çadra.
Duke folur në Rrëshen, Rama tha se demokratët i kanë një borxh PS-së.
“Tani demokratët na kanë një borxh neve. Se ne ua shpëtuam Lulin. E nxorëm nga çadra dhe e futëm në zgjedhje”, tha Rama.
“Kur them unë që Luli është në gjumë, ai thotë mos trego barsoleta. Ja shikojeni vetë. 700 afate ka shkelur, sepse flë gjumë. Zgjohet para kamerave në Republikën e Re dhe pastaj shko e fle e gjumë”, tha Rama më tej.
(M.D/Shuplaka)