03:16 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

SKANDAL, Kryetarja e Gjykatës së Kavajës ka ndërtuar një kat të vilës pa leje (DOKUMENTI)

08:33 | 01/06/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
SKANDAL, Kryetarja e Gjykatës së Kavajës ka ndërtuar një kat të vilës pa leje (DOKUMENTI)

Ndërtimet pa leje janë të dënueshme edhe me ligj por mesa duket  gjyqtares Entela Shedula, kryetare e Gjykatës së Kavajës kjo nuk ka bërë ndonjë problem.

Gjyqtarja Shedula ka ndërtuar një kat pa leje që i përket një vile luksoze trekatëshe të familjes Shedula, që përdoret për banim, si edhe për një aktivitet privat të familjes.

Sipas “Panorama” godina është ligjëruar dhe rezulton e regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, por në momentin e ndërtimit një kat i saj është bërë pa leje, një shkelje ligji kjo. 

NDERTIMI PA LEJE

Ndërtimi i paligjshëm është pohuar nga vetë gjyqtarja Shedula gjatë deklarimeve të pasurisë së saj pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave. Bazuar në ligjin për të drejtën e informimit gazeta “Panorama” ka siguruar kopje të formularëve të plotësuar dhe të firmosur nga gjyqtarja e Kavajës, Shedula, ku ajo tregon se ka ndjekur procedurën ligjore të legalizimit për një kat të banesës që ka në bashkëpronësi.

Kështu, në deklaratën e pasurisë së vitit 2005, në formularin përkatës për deklarimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme gjyqtarja Shedula deklaron se zotëron 1/3-at e një banese, me kat përdhes magazinë dhe katin e parë të banuar, të përfunduar dhe katin e dytë të papërfunduar.

Në të njëjtën faqe gjyqtarja deklaron se ndërtimi i kësaj banese ka nisur në vitin 1995. Situata ka ndryshuar gjatë dy viteve në vijim. Në deklaratën e dorë- zuar në vitin 2007, gjyqtarja Shedula i ka bërë me dije ILDKPKI-së se ka aplikuar për legalizimin e banesës.

“Për katin e tretë të banesës së re të paregjistruar në ZRPP (Aplikim për legalizim banese)”, shënohet në kuadratin e përshkrimit për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme. Fakti që për ndërtesën është plotësuar një aplikim për legalizim nënkupton faktin se ky kat është ndërtuar pa leje të organeve kompetente, në shkelje të ligjit.

LEGALIZIMI

Referuar të dhënave zyrtare të siguruara nga gazeta “Panorama”, të administruara nga ana e ILDKPKI-së, bazuar në deklarimet e vetë gjyqtares, kjo pasuri është regjistruar në Hipotekën e Kavajës në mars të vitit 2016. “Pasuria ndodhur në llojin ndërtesë me sipërfaqe 139.3 metra katrorë, e përbërë godinë e kombinuar tre kate. Kati përdhe social ekonomik 139.3 metra katrorë, kati i parë 174.9 metra katrorë, kati i dytë 174.9 metra katrorë. Fituar me leje legalizimi datë 31.03.2016, regjistruar në ZVRPP, Kavajë (e deklaruar dhe më parë, por e regjistruara në vitin 2016)”, citohej në deklaratën e pasurisë së vitit 2017. 

 

 

Etiketa: banesaEntela Shedulandertimi pa leje
Pas

Si të eliminoni dhembjen e fuqishme të shpinës me ushtrime të thjeshta (VIDEO)

Para

Ronaldo për Messin: E konsideroj kampion dhe jo rival, kënaqem duke e shikuar

Para
Ronaldo për Messin: E konsideroj kampion dhe jo rival, kënaqem duke e shikuar

Ronaldo për Messin: E konsideroj kampion dhe jo rival, kënaqem duke e shikuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Sedilja A11 shpëtoi edhe këngëtarin! Rastësia tragjike lidh dy aksidente ajrore, njëri në Indi dhe tjetri në Tajlandë

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit, zhvillohet bisedë telefonike mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe kryeministrit britanik Kei Starmer

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Britania e Madhe/ Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë, dënohen dy autorët

Përditësim nga Izraeli: 15 të plagosur nga sulmet e Iranit

Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit

Lideri Suprem i Iranit, Khamenei i drejtohet Izraelit: Ti nise një luftë

Video/Rriten tensionet, mediat iraniane publikojnë pamje të raketave drejt Izraelit

Kundërpërgjigjet Irani, nis sulmin menjëherë ndaj Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.