Ish-kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, tka hënë se beson se fushata e presidentit Donald Trump i ka dhënë Qeverisë ruse udhëzime për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit të kaluar.
Ajo tha se Qeveria ruse ka dashur të shpërndajë dezinformata për të, por “nuk ka mundur ta bëjë pa qenë e udhëzuar nga njerëz që kanë qasje në sondazhe dhe të dhëna”.
“Jemi duke marrë informacione për të gjitha kontaktet midis zyrtarëve të Trumpit me Rusinë, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Shpejt mund të zbulojmë se kush i ka dhënë udhëzime Rusisë””, tha Clinton.
Komentet e saj u bënë një ditë pasi Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin, thanë se demokratët, që i kanë humbur zgjedhjet, janë përgjegjës për shpikjen e akuzave për bashkëpunim midis Rusisë dhe fushatës së Trumpit. (S.SH/Shuplaka)