Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, u është bashkuar gjithashtu urimeve për 1 Qershorin, Festën e Fëmijëve, duke u ndalur tek festimet në të kaluarën dhe rëndësinë që prindërit t’u kushtojnë më tepër kohë të vegjëlve të tyre pasi prindërit janë vetë shembulli.
Teksa uron që Hera dhe Martini, dy vogëlushët e tij, të jenë të drejtë, të përulur dhe të dedikuar, uron që ata kur të rriten të mendojnë edhe për të e për të ëmën, Aidën.
Urimi i Ditmir Bushatit:
Kur ishim të vegjël 1 Qershori ishte një ditë e paharruar edhe pse ëndrrat tona ishin të vështira të plotësoheshin me mundësitë e kufizuara të kohës. Sot, është një kujtesë se sa e rëndësishme është të punojmë për fëmijët tanë, për një të ardhme më të mirë. Sot, është një kujtesë se duhet t’i dedikojmë më shumë kohë fëmijëve pasi ne prindërit jemi shembulli që ata mund të ndjekin. Unë dua që kur Hera dhe Martini të rriten, e të mendojnë për të qënurit të drejtë, të përulur, të dedikuar dhe të pa lodhur të mendojnë për mua dhe Aidën.
Gëzuar 1 Qershorin fëmijëve shqiptarë! Qofshi të lumtur përherë!
(XH.A/SHUPLAKA)