Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, ka mirëpritur në një takim ambasadorin italian Alberto Cutillo, me të cilin bisedoi ndër të tjera rreth bashkëpunimit të frytshëm mes dy palëve. Nga ana e tij, ambasadori i shprehu urimet ministrit për postin në këtë moment delikat për vendin.
Ndërsa ministri Dritan Demiraj, i parashtroi atij bashkëpunimet e rëndësishme mes palëve, duke shprehur dëshirën për të vijuar këto bashkëpunime.
Duke u ndalur tek posti i tij, ministri i Punëve të Brendshme u përqëndrua tek prioritetet e mandatit të tij, kryesisht tek lufta kundër trafikimit të lëndëve narkotike, tek garantimi i një procesi zgjedhor të qetë dhe ai i një sezoni turistik të sigurtë.
(XH.A/SHUPLAKA)