Luan Rama gjatë një konference për shtyp theksoi se qeverisja nuk është një makinë por një përgjegjësi.
Ai theksoi se deri më tani kryetarët kanë parë timonin dhe jo qytetarët.
Pyetjes së gazetares se si e komenton deklaratën e politikanëve të PS-së se ” makina nuk drejtohet me dy timonë”, Luan Rama u përgjigj: E para nuk dua t’u referohem te mekanika, se qeverisja nuk është një makinë, është një përgjegjësi, një mision ndaj qytetarëve dhe duke iu referuar këtij koncepti dhe ofrojmë një koncept tjetër nga ç’ka është bërë më parë. Deri më tani këta kryetarë kanë parë timonin dhe jo qytetarët.”, u shpreh Luan Rama.
Sjellim në vëmendje që shpesh Saimir Tahiri gjatë fushatës ja theksuar para elektoratit që “makina nk drejohet me dy timonë”, një thumb ky për LSI, pasi kjo e fundit me PS -në është ende në koalicion. (J.V/Shuplaka)