Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së Luan Rama në nje deklaratë nga Selia e partisë u shpreh se të gjitha fjalët që thuhen kundër tyre tregojnë frikën e partive të tjera nga rritja e LSI-së.
Duke folur për LSI forcë e parë ai tha se dy qarqe ata janë absolutisht të parët: Berat dhe Gjirokastër. Ndërkohë në katër qarqe të tjera Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan, Rama u shpreh se gara për vendin e parë bëhet me PS-në duke nënkuptuar që PD-ja do të jetë forcë e tretë.
Duke komentuar dhe rezultatin e djeshëm të sondazhit IPR ai tha se nuk iu beson rezultateve të sondazheve klienteliste.
‘’Klientelistë të manipuluar dhe të pavërtetë, por për vlerën reale të mbështetjes sonë do të jeni këtu dhe në 26 qershor në mëngjes që do të konfirmoj LSI-në forcë të parë’’, shprehet Rama. (E.K/SHUPLAKA)