Ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur shqiptarë, të cilët zgjodhën që këtë 1 Qershor të ndanin me të tjerët fotografi të të vegjëlve të tyre apo të vetes kur kanë qenë fëmijë, këngëtarja Eranda Liobohova është bërë pjesë e një nisme në mbështetje të grave dhe vajzave në “Burgun e Grave 325”.
Ajo, mes të tjerësh, zgjodhi gratë dhe vajzat e këtij institucioni në takimin që ato patën me fëmijët e tyre.
“Ketu e festuam 1 Qershorin mes vajzave dhe grave te ketij institucioni ,ne takimin qe paten me femijet e tyre per kete dite feste. Studente te Universitetit “Marin Barleti” e te ftuar te tjere ndane me ta kete dite …Faleminderit Drejtoreshes se institucionit per ftesen. Gezuar!”, shkruan këngëtarja bashkangjitur fotos ku shfaqet mes grash dhe vajzash.
(XH.A/SHUPLAKA)