7 fëmijë janë lënduar në Tiranë duke luajtur në pishinë. Ngjarja ka ndodhur në një pishinë private në periferi të Tiranës. Fëmijët e moshës 14-16 vjeç mësohet se ranë nga trampolina.
Ata janë dërguar në spital dhe nga informacionet e para mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga bluzat e bardha që iu kanë dhënë ndihmën e parë fëmijëve bëhet e ditur se një fëmijë ka thyer dorën, ndërsa pesë të tjerët kanë pësuar gërvishtje.
Mësohet se fëmijët kanë qenë duke pritur në radhë tek trampolina dhe kanë rënë mbi njëri-tjetrin.
(M.D/Shuplaka)