Dy gishtat i lidhim me demokratët, por Rama tani e ka bërë pjesë të fushatës së tij elektorale.
“Një VOTE KUQEZI për 25 Qershorin”, shkruan Rama n1% rrjetet sociale, teksa bashkangjitur publikon foton me dy gishta, “simbol” i demokratëve.
Disa prej ndjekësve kanë komentuar fill pas postimit të Ramës, duke i thënë se kjo i çorienton votuesit.
Por kryeministri Rama është treguar i duruar, duke iu përgjigjur një për një komentuesve të cilët janë bërë të paqartë me “përkatësinë” e simbolit të “dy gishtave”.
Kjo është fotoja e Ramës:
DISA NGA KOMENTET:
Qytetari: Do I besh lemsh shqiptaret me kete nr 2 sepse historikisht numri 2 dhe shenja me 2 gishta qe ke nxjerr ne foto keto jane simbole te Partise Demokratike. nuk gjeje dot nai numer tjeter mer vlla
Rama: Bohet po! Bohet qe sic thote ajo shprehja qe ke postuar, krenarine mos ta lesh menjane dhe dinjitetin ta leshosh poshte
Qytetari: Nje vote KuqeZi
Rama: Mire ben qe ecen krenar ne Skanderbeg Square po e di kush e ka bere? Prandaj voto nr.2 qe ta bejme te gjithe Shqiperine te hijeshoje si Skanderbeg Square
Qytetari: Na trego cke ber deri tani qe ta meritosh voton ? … Te flesh gjum , ska vota
Rama: Ke ngaterruar faqen Ardit, dhomen e gjumit e ke tek faqja e Lulit
Qytetari: Ti ngeci ty dy gishtat Sala tani eee
Rama: fotot i beke me krenari me punet tona ne sfond kjo ka rendesi
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post