Aknet janë një patologji e lëkurës që megjithëse kulmon në adoleshencë, në disa raste mund të bëhen kronikë dhe ta shoqërojnë njeriun përgjatë gjithë jetës. Pra, janë problem i të gjithëve…
Problemi thelbësor është që produktet për t’i trajtuar, asnjëehrë nuk ia dalin për ta zgjidhur problemin tërësisht. Arsyeja është sepse aknet shkaktohen nga disa faktorë, prandaj edhe trajtimi përfundimtar është shumë i vështirë. Përveç se prej çrregullimeve hormonale, aknet mund të shkaktohen nga kequshqyerja, sidomos ato të fytyrës.
Ato të shpinës dhe shpatullave, përgjithësisht, shkaktohen nga stresi. Një tjetër faktor që krijon aknet në këto zona janë edhe problemet e aparatit tretës ose të sistemit nervor.
Sa i përket puçrrave të vogla në pjesën e kraharorit, thuhet se janë burim i një reaksioni që vjen prej dietes së gabuar.
Aknet te pjesa e bërrylave tregojnë për qarkullim të keq të gjakut dhe mungesë vitaminash.Në ato pjesë ku trupi djerësit më shumë se në pjesët e tjera, mund të shkaktohen pucrra të llojeve të ndryshme, pikërisht nga djersa.