Kreu i PD basha në hapjen e fushatës në Shkodër shprehur mirënjohjen e tij për Jozefina Topallin e cila nuk është më në listat e PD.
“Një falenderim dhe mirënjohje për Jozefina Topallin, Irma Kopilikun, veçanërisht Helidon Bushatit që kontriboi për maksimalizimin e votës për PD”,-u shpreh Basha.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Shkodra ishte guri i themelit, ushtria e pamposhtur e të nesërmes, dua t’ju falenderoj për kuarjon, për besimin,
Në 90 ditë e zmbrapsëm planin ogurzi të republikës së vjetër për të vjedhur vullnetin e qytetarëve, rrëzimi gjysmës që qeverisë së drogës është fitorja juaj, jemi në gjysëm të punës, sakrifica juaj ja vlejti, Tani që flasim ministrat janë garant të zbatimit të marrëveshjes.
Sa i përket vendosmërisë tonë, ky është vetëm fillimi. Ky është vetëm fillimi. Ju themelues të republikës së re tani jeni gardianë të votës tuaj, mos keni frikë të denonconi çdo shkelje të ligjit zgjedhor dhe ju që jeni mësuar të shkelni ligjin, nuk luhet më me popullin. Ne vijmë në këto zgjedhje më të bashkuar se kurrë, ju e dini se për herë të parë në 27 vite e gjithë opozita është e bashkuar, nën siglën e PD në nr 6. Kundërshtarët tanë janë të përçarë, i përçau pazari dhe tepsia, me një timon me dy timona, tepsi, vetëm për qytetarët nuk flasin.
Ata vijnë në këtë fushatë pa kauzë, ne jemi të bashkuar, vëllezër dhe motra. Një falenderim dhe mirënjohje për Jozefina Topallin, Irma Kopilikun, veçanërisht Helidon Bushatit që kontriboi për maksimalizimin e votës për PD.
(M.D/Shuplaka)