Kryeministri Rama ka folur për herë të parë mbi ftesën e kreut të PD Basha për një debat televiziv.
Ai u shpreh se nuk ka ndërmend ta ndihmojë me një shfaqje pasi sipas tij ai është politikan që nuk ka çfarë të humbasë.
Fjala e Ramës:
Si rrotullohet bota, unë kërkoja për tu ulur për një marrëveshje dhe prisja tani ai kërkon debat televiziv.
Politikanët që nuk kanë asnjë gjë për të humbur kapen tek një fije bari se nuk kanë çfarë të humbin.
Unë jam me njerëzit çdo ditë. Një shfaqje nuk kam ndërmend ta bëj.
Nuk jam në këtë fushatë që të ndihmoj Lulin, debati është një kërkesë e një politikani që nuk ka çfarë të humbë. Programi i Lulit nga pikëpamja e shifrave nëse realizohet borxhi shkon menjëherë 94%, është i parealizueshëm.
Fevziu: Thuajani në debat, pse nuk ke kurajo?
Rama: Po ja po ta them ty
(M.D/ Shuplaka)