Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, është komentuar sëtepërmi nga mediat pas ndarjes së saj me biznesmenin nga Shkodra. Mirëpo si është përballur Eli me shkrimet dhe komentet negative mbi jetën private të së bijës.
E ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina”, Eli Fara ka treguar se ashtu si ҫdo prind, edhe ajo nuk ndihet mirë për komentet e jetës së saj në media e portale.
“Për mënyrën se si i sjellin të tilla lajme, askujt nuk i vjen mirë, sidomos prindit. Unë mundohem të mos u kushtoj rëndësi këtyre komenteve. Për mua është e pakuptimtë të merresh me jetën private të një njeriu që, për më tepër nuk është personazh publik. Ajo nuk është personazh publik dhe nuk ka nevojë për t’u komentuar nga të tjerët…”, është shprehur këngëtarja, e cila sëfundmi ka publikuar klipin e saj më të fundit “Mbolla një bahçe”. (D.D/Shuplaka)