I ftuar në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se nuk ka asgjë personale me George Soros. Pavarësisht se gjatë 90 ditëve që ka qëndruar në çadër, është shprehur kundër tij dhe ndikimit të tij në Shqipëri.
“Unë nuk kam asgjë personale kundër Sorosit. Unë kam kundërshti me mënyrat okulte të influencimit politik. Çelësi i demokracisë është transparenca ndaj publikut, edhe lobing, edhe OJQ kjo është e papranueshme. Problemi është influenca jotransparente”, tha Basha. (D.D/Shuplaka)