Sulmuesi francez Antoine Griezmann ka bërë një “premtim” për besnikërinë e tij ndaj Atletico Madridit. Francezi ishte synimi kryesor i Manchester Unitedit, por refuzimi i CAS-it që t’i lejojë Atleticos përforcimet në këtë merkato, ka bërë që situata të ndryshojë.
Sky Sports raportoi sot se Unitedi ka zbehur interesimin për Griezmannin, ndërsa tani ka reaguar edhe francezi.
“Tani më shumë se kurrë #Atleti #Të bashkuar”, ka shkruar ai në Twitter. Ndoshta duke qenë se nuk kishte zgjidhje tjetër Griezmanit i mbetej të mbështeste ekipin e tij. (E.K/SHUPLAKA)