Nga sulmi në Filipine deri më tani raportohen 36 trupa të pajetë. Suli i rëndë ndodhi në një resort turistik në kryeqytetin e Filipineve, Manila, ku një person i armatosur hapi zjarr gjatë natës.
Sipas BBC shumica e të vdekurve u asfiksuan nga tymi toksik. Po kështu ende nuk është identifikuar personi i armatosur që kreu sulmin. Pasi vrau kë gjeti para në kazinonë e resorit “World Manila” në orët e para të mëngjesit të së premtes atentatori më pas vrau edhe veten.
Filipinet janë tronditur së fundi nga incidente terroriste, veçanërisht në ishullin jugor të Mindanaos, në qytetin Marawi të të cilit, forcat qeveritare luftojnë ndaj militantëve të lidhur me Shtetin Islamik për kontrollin e qytetit. (J.V/Shuplaka)