Rënia nga kategoria ka “njollosur” historinë e lavdishme të Tiranës. Gjithsesi, por fitimi në kupë do tiu shërbejë atyre jo vetëm moralisht, por edhe financiarisht. Me këtë trofe, bardheblutë do të marrin shpërblim nga FSHF-ja 50 milionë lekë të vjetër.
Por përfitimet nuk ndalen me kaq, pasi fitimi i këtij trofeu, i 16-ti në historinë e Tiranës, automatikisht i jep të drejtën që të jenë pjesëmarrës në raundin e parë në Ligën e Europës, çka përkthehet me 215 mijë euro. Dhe, nëse kalojnë turin e parë të këtij kompeticioni, do të merrnin edhe 225 mijë euro të tjera.
Me një buxhet prej afro 477 mijë eurosh, drejtuesit e klubit më të titulluar në vend do të kenë mundësinë që të ndërtonin një ekip solid, që nuk do diskutonte ngjitjen e shpejtë në elitë. Pra “agonia” në Kategorinë e Parë, një ligë që do ta provojnë për të parën herë në historinë e tyre afro 97-vjeçare, mund të zgjasë vetëm një sezon.
Fakti që do të luajnë në Europë, edhe pse të rënë nga kategoria, pa dyshim që edhe lojtarët do ta shohin me tjetër sy Tiranën në merkato. Nëse inferiorja nuk para preferohet prej futbollistëve cilësorë, nuk do mendoheshin dy herë t’i thoshin “po” Tiranës europiane. (E.K/SHUPLAKA)