Për ngjarjet e ndodhura në tritiol në Elbasan policia ka ndaluar një person tjetër ditën e sotme. 38 vjeçari Astrit Sinanaj dyshohet si bashkëpuntori tretë në këto ngjarje ku ka pasur shpërthim me tritol. Vetëm një ditë më parë për këto ngjarje u arrestuan edhe dy persona të tjerë.
DETJAE:
Ndalimi i tij u bë pasi: “Më datë 06.05.2017 në Lagjen ‘Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet të ketë vendosur lëndë plasëse në tokë poshtë mjetit në pronësi të shtetasit F.V dhe më datë 22.05.2017 në Lagjen “Emin Matraxhiu” dyshohet të ketë vendosur lëndë plasëse në shkallët e një lokali në pronësi të shtetasit L.D”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 152, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)