Është shkarkuar nga detyra drejtori i Përgjtihshëm i Postave, Majlind Lazimi. Ai akuzohet për shkelje të ligjit elektoral dhe ushtrim presioni ndaj punonjësve për interesa elektorale.
Ai u emërua në krye të këtij posti në Gusht të vitit 2014, pas dorëheqjes nga ky dikaster të Ardit Çelës. Më parë, Majlind Lazimi ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Integrimit.
Shkarkimi i tij vjen një ditë pasi drejtorja e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu, deklaroi se çdo punonjës e ka të ndaluar të përfshihet në fushatë brenda perimetrit të institucionit dhe gjatë orarit të punës. Në rast shkelje do të ketë sanksione ndaj këtyre personave.
Ndërsa ditën e sotme, u bë e ditur se me vendim të Këshillit të Ministrave do të ngrihet një Task-Force për monitorimin e administratës, e cila do të drejtohet nga zv/kryeministrja Ledina Mandija.
(XH.A/SHUPLAKA)