18:48 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Task-Force për Administratën, paralajmëron Mandija: Zyrtarët që rrezikojnë të shkarkohen

15:43 | 02/06/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Task-Force për Administratën, paralajmëron Mandija: Zyrtarët që rrezikojnë të shkarkohen

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, e cila do të kryesojë Task-Forcen që do të monitorojë administratën, ka reaguar së fundmi përmes një deklarate për shtyp. Duke iu referuar ligjit për Nënpunësin Civil, ajo ndalet tek çfarë lejohet dhe çfarë nuk lejohet të bëjë nënpunësi civil.

Ajo sqaron se zyrtarët që rrezikojnë shkarkimin janë ata që gjatë orarit të punës marrin pjesë në veprimtari politike apo fushata zgjedhore. Theksohet se atyre nuk u lejohet të bëjnë fushatë për një subjekt politik apo të jenë protagonistë duke manifestuar me pankarta.

Deklaratë për shtyp e Zëvendëskryeministres Ledina Mandija për të drejtat dhe  përgjegjësitë e administratës publike

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në vijim të deklaratave të këtyre ditëve dhe me qëllim qartësimin e opinionit publik, në referim të legjislacionit në fuqi, veçanërisht nenit 37, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civilë” si dhe qëndrimit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, sqaron se nëpunësi civil jashtë orarit zyrtar ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike, por nuk i lejohet të shprehë publikisht bindjet dhe preferencat e tij politike. Kjo do të thotë që nuk i lejohet të ndërmarrë veprime të bëjë fushatë për një subjekt politik/zgjedhor apo kandidat, të jetë protagonist në aktivitete/veprimtari politike apo të manifestojë me pankarta, parulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht.

Gjithashtu, sqarojmë që gjatë orarit zyrtar të punës çdo lloj pjesëmarrjeje në veprimtari politike apo fushatë zgjedhore për një parti politike ose kandidat është e ndaluar për çdo punonjës të administratës shtetërore nëpunës civil, administrativ apo me kontratë punë.

Çdo pjesëmarrje në kundërshtim me këto rregulla sjell përgjegjësi penale, sipas ndryshimeve më të fundit të miratuara në Kodin Penal nga Kuvendi i Shqipërisë.

Zëvendëskryeministrja znj. Mandija shpreh besimin e plotë se titullarët e të gjitha institucioneve shtetërore do të marrin masat e nevojshme në përputhje me ligjin, për respektimin e detyrimeve të punonjësve të administratës shtetërore dhe do të procedojnë sipas ligjit për çdo shkelje të evidentuar.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Ledina Mandijanenpunesi civilshkarkim
Pas

Cilët artistë iu bashkuan takimit të Ramës, Metës dhe Vasilit, çfarë u diskutua

Para

Në spital nuk punon ashensori,shikoni ç’heq personi me aftësi të kufizuara, e zbresin për shkallësh

Para
Në spital nuk punon ashensori,shikoni ç’heq personi me aftësi të kufizuara, e zbresin për shkallësh

Në spital nuk punon ashensori,shikoni ç'heq personi me aftësi të kufizuara, e zbresin për shkallësh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Turqia hyn në Evropë, përfundon blerjen e Piaggio Aerospace italiane

Korçë/ Dy aksidente njëri pas tjetrit, të plagosurit jashtë rrezikut për jetën

E dashuruar me Vlorën, vajza e Donald Trump ‘rikthehet’ në jugun e Shqipërisë

Dyshohet se spiunonte për Iranin kundër objektivave hebraike në Berlin, arrestohet një shtetas danez

Turqia nuk gjen “qetësi”, evidentohen 4 fronte zjarri në disa rajone

Berat/ Ra nga lartësia dhe humbi jetën në një kantier ndërtimi, shpallet në kërkim pronari i firmës. Procedim penal edhe për teknikun e pallatit

Trump këmbëngul: Projektligji i shpenzimeve do të jetë më i madhi i miratuar ndonjëherë

Merr flakë fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit, forcat zjarrfikëse mbërrijnë në vendngjarje

Kurti i përgjigjet BE-së dhe ambasadave për urat në Ibër: Ata që kanë dilema të na kontaktojnë, ua shpjegojmë qëllimet

Sfidat e punësimit rajonal, informaliteti dhe shkeljet që hasen më shumë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.