Një bari 66-vjeçar është gjetur i vdekur mesditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në Dropull dhe sipas informacioneve të para bariu kishte dalë për të kullotur bagëtitë.
Policia njofton se viktima është shtetasi me iniciale K.C dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ka nisur puna për zbardhjen e plotë ngjarjes.
(M.D/Shuplaka)