Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka reaguar në lidhje me tërheqjen e Tump nga marrëveshja e Parisit për klimën.
Ai ka deklaruar se pavarësisht se ku jeton dhe se çfarë je, kemi të njëjtën përgjegjësi për planetin.
Macron përdori shprehjen “make our planet great again” i cili ishte i përafërt me sloganin e fushatës së Trump “Make America great again”.
Ai e ka cilësuar të gabuar vendimin e Trump për daljen nga marrëveëshja, por ka deklaruar se e respekton vendimin, megjithatë e ka konsideruar një gabim i cili do të dëmtojë SHBA-në dhe planetin tonë
“E respektoj vendimin por e konsideroj një gabim që do i kushtojë SHBA-së dhe planetit tonë”, ka thënë Macron.
Donald Trump dje ka vendosur që ta largojë SHBA-në nga Marreveshja e Parisit për klimën të enjten, në një fjalim para shtëpisë së bardhë. Ai tha se marrëveshja do të pengonte rritjen ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe do të dëmtonte familjet amerikane.
Presidenti theksoi se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë menjëherë përpjekjet për arritjen e një marrëveshje të re mbi ndryshimet klimatike që do të ishte më e mirë për popullin amerikan.
Arrëveshja ishte nënshruar nga 190 shtete të botës dhe synonte të ndalonte ciklin negativ te eksploatimit te resurseve te parigjenerueshme te planetit tone. Sipas shkencëtarëve ky eksploatim ndikon direct në ndryshimet klimatike në planet.
E të njëjtit mendim ka qenë dhe Merkel e cila e ka konsideruar të gabuar këtë vendim por ka thënë se Gjermania nuk tërhiqet nga marrëveshja.
Trump hoqi dorë nga një marrëvesje që më parë e kishte nënshkruar ish presidenti Oama. Ai e kishte pralajmëruar diçka të tillë edhe gjatë fushatës elektorale.
Marrëveshja e Parisit kishte si qëllim për të kaluar në energji të ripërtëritshme.(B.H/Shuplaka)