08:01 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Rama nuk ka program? Gazetari ironizon: Me kërnacka dhe byreçka për ekonominë

18:09 | 02/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama nuk ka program? Gazetari ironizon: Me kërnacka dhe byreçka për ekonominë

Gazetari Sokol Shameti ka shkruar sot rreth aktivitetit në fushatë të kryeministrit Rama duke thënë se “duhet të jesh qorr që të mos shohësh programin e tij. 

“A nuk e patë shpalosjen e programit për ekonominë gjatë drekës me kërnacka dhe byreçka tek familja korçare”,-shkruan Shameti në rrjetet sociale. 

Postimi i Shametit:

SHPALOSJE E SHIJSHME

Të gjithë këta që akuzojnë Ramën se po bën fushatë pa shpalosur asnjë program qeverisës, janë më e pakta miopë. Si mund të mos e dallosh që shpalosja e programit po bëhet petë-petë dhe me shumë lezet, aty gjatë drekave me mish keci dhe salcë kosi nëpër shtëpitë e popullit?

Si mund të jesh kaq qorr sa të mos shohësh se kjo shpalosje po bëhet në mënyrë fare transparente përmes transmetimeve në kanalin ERTV? A nuk e patë shpalosjen e programit për ekonominë gjatë drekës me kërnacka dhe byreçka tek familja korçare?

Po shpalosjen e programit për bujqësinë, midis gjetheve të spinaqit të njomë dhe zogjve të fshatit në Fier? Po shpalosjen e programit për peshkimin gjatë gëlltitjes së midhjeve sote dhe barbunit në Durrës? Po shpalosjen e programit për politikën e jashtme sot gjatë kullufitjes së xaxiqit dhe paidhaqeve në Dropull?

Program për qeverisjen tuaj pra, ka. Ai deri tani ka qenë i palosur. Tani po shpaloset dhe po tundet si me qenë shami beqari dasmave. Ai madje po digjet e po bëhet tym fare, nga zijafeti në zijafet, nga dreka në drekë, nga banketi në banket, nga qoftet tek shishqebapi duke kaluar përmes japrakëve dhe tejpërtej pilafit. Ju qofshi që s’e shihni.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: edi ramaSokol shameti
Pas

Tendenca e fundit e yjeve botërorë, fustanet me bisht (FOTOT)

Para

Drejtori i shkarkuar i Postës: Politika po verbëron interesin publik, institucionet nuk janë tepsi pazaresh

Para
Drejtori i shkarkuar i Postës: Politika po verbëron interesin publik, institucionet nuk janë tepsi pazaresh

Drejtori i shkarkuar i Postës: Politika po verbëron interesin publik, institucionet nuk janë tepsi pazaresh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.