12:46 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Meta: Rama dhe Basha do futen në sherr kush të arrijë Vasilin i pari në telefon, ‘Romeo dhe Zhuljeta’ nga tragjedi do të përjetohet si një komedi e paparë

20:02 | 02/06/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta: Rama dhe Basha do futen në sherr kush të arrijë Vasilin i pari në telefon, ‘Romeo dhe Zhuljeta’ nga tragjedi do të përjetohet si një komedi e paparë

Ilir Meta, nga takimi elektoral i kësaj force politike në Kamzë, u shpreh i bindur se nuk eshte rastesi qe LSI renditet e para ne fleten e votimit dhe do te dale forcë e pare nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Ai u ka thënë që ata që i’u thonë se ne s’do jemi në pushtet do jenë të parët që do votojnë Petrit Vasilin.

Ai ka argumentuar edhe koalicionet me PD në 2009 dhe me PS në 2013. Meta u shpreh se LSI ka hyrë në koalicion duke patur parasysh interesin e vendit. Tani ka ardhur koha sipas tij që LSI të jetë forcë e vetme për të vazhduar reformat dhe garantuar një qeverisje që do i shërbejë Shqipërisë.

Sipas Metës pas 25 qershorit dy liderët do të vihen në garë kush të telefonojë i pari Vasilin pas fitores. 

“Mbajeni mend mirë këtë që po ju them këtu në Kamëz dhe do të më kujtoni mëngjesin e 26 qershorit. Të gjithë ata që pasi u shanë dhe kërdisën me njëri-tjetrin dhe na nxorën bojën, këtu e në të gjithë Europën, e në të gjithë botën, që tani që ju thonë juve kudo që mos rrini me LSI-në, se LSI-ja nuk do të jetë në pushtet, se në pushtet do të jemi ne, e kështu me radhë…mbajeni mend, në 26 qershor ju nuk do të keni mundësi t’i telefononi Vasilit në mëngjes për t’i uruar fitoren sepse nuk do t’ju lënë ata.

Ata nuk do t’ju lënë radhë, se ata do t’i bien dhe do të futen në sherr kush të arrijë Petrit Vasilin i pari në telefon dhe do t’i thonë: ‘Petrit, vëlla urime, po t’i lëmë ato, tani ti e kupton se si është situata, se kush është më i mirë, se njëri se tjetri. E kështu me radhë’”, tha Meta, duke iu referuar marrëveshjes Rama-Basha pas krizës politike disamujore në vend dhe thirrjeve të tyre për të mos i dhënë vota LSI-së.

Më tej, Meta marrëdhënien mes Bashës dhe Ramës e krahasoi me tragjedinë “Romeo dhe Zhuljeta”.

“‘Romeo dhe Zhuljeta’ nga tragjedi tani do të përjetohet si një komedi, një komedi e paparë”, tha Meta.

“Në datën 25 procesi zgjedhor, i votimit dhe numërimit do perfundojë më shpejt se asnjeherë tjetër se shumica e shqiptarëve sdo lodhen të kerkojne e të gjejnë se ku është partia që kanë vendosur, LSI është e para dhe do mbaroje me shpejt se çdo herë tjetër”, është shprehur Meta. (B.H/Shuplaka)

 

Etiketa: meta
Pas

Basha thumbon PS-në dhe LSI-në: Kanë një javë që merren me timonin dhe kolltukun

Para

Basha: Për qejfet e Ramës, Niko ndërtoi pedonalen dhe kullën e tij të preferuar

Para
“Ekonomia është rritur por populli nuk e kupton”, Basha: Edi Rama ka të drejtë

Basha: Për qejfet e Ramës, Niko ndërtoi pedonalen dhe kullën e tij të preferuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kandidatët e PD kërkojnë rinumërim/ “Nuk bllokojmë askënd”, Berisha: Nëse ka patur njerëz të pandërgjegjshëm…

Dosja “Metamorfoza” shtyhet sërish seaca në Gjykatën e Posaçme

Arabia Saudite ultimatum Iranit: Bëni marrëveshje ose do sulmoheni nga Izraeli

Kundërshtojnë rezultatin, tre kandidatë të PD kërkojnë rinumërim të votave

Investitorët nga jashtë ‘joshen’ gjithnjë e më shumë nga borxhi i brendshëm i qeverisë shqiptare

SHBA në OKB: Rusia duhet ta pranojë marrëveshjen për përfundimin e luftës në Ukrainë

Dibër/ Po punonte në minierën e Martaneshit, 40-vjeçari plagoset në këmbë, Policia nis hetimet për kushtet e sigurisë

Ish-shefi i CIA, David Petraeus: Ky është shteti i radhës që do të sulmojë Putini, nëse arrin sukses ushtarak në Ukrainë

Pas plot 8 vitesh, Brad Pitt thyen heshtjen për divorcin nga Angelina Jolie

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Serbi, raportohet për disa të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.