Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka publikuar nje video se si u shkatërrua biznesi i shefit të shtabit elektoral të PD ne Pukë.
Postimi i plotë
Dhunohet lokali i shefit te shtabit elektoral të ‘Opozitës së Bashkuar’ Z.Demir Hyseni, në qytetin e Pukës
♦️Me urdher të Kryetarit të Bashkisë Pukë Gjoni Gjoni, Policia Bashkiake dhe Policia e Rendit bastisin lokalin, pa paraqitur asnjë dokument.
♦️Terrori politik i ushtruar nga Kryetari i Bashkisë Pukë, po vazhdon edhe në njesi të tjera administrative duke dhunuar edhe fizikisht aktiviste dhe drejtues të Opozitës.
♦️I kerkojmë Kryeministrit Rama, shkarkimin e Kryetarit Bashkisë Pukë Z.Gjon Gjoni, mbasi ka shkelur ligjin dhe ka ushtruar presion dhe dhune mbi drejtuesit e aktivistet e Shtabit Elektoral të Opozitës
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post