Gjatë kësaj jave ndër gazetarë dhe politikanë është diskutuar sëtepërmi për deklaratën e Veliajt dhe Tahirit, se “LSI është një makinë me dy timonë”. Deklaratë e cila është ndjekur me reagime dhe kundërreagime mes palëve, madje edhe eksponentë të PD-së janë bërë pjesë e këtij debate.
Mirëpo Elio Laze i LSI-së, ka sulmuar Tahirin përmes një statusi në facebook, i cili ishte i pari që e nisi gjithë këtë. Laze ka publikuar një fotografi ku shihet një makinë, e cila sipas tij i përket ish-ministrit të Brendshëm. Madje shton se makina është përdorur nga kushërinjtë trafikantë të Tahirit.
“Qe ta sqarojme pak kete punen e makines dhe shoferit qe nuk do njeri ne preher…
Kjo makina ne foto eshte Audi me targe AA 003 GB. Makina e Sajmirit qe perdornin kusherinjte trafikante.”, shkruan Laze.
Ai komenton kryeministrin Edi rama, duke thënë se ai kërkon “timonin” e Shqipërisë, mirëpo sipas Lazes, i vetmi timon që do drejtojë është i kësaj makine. Laze sqaron se statusi është bërë jashtë orarit zyrtar të tij të punës, duke nënkuptuar se ky nuk është një qëndrim i LSI-së.
REAGIMI I PLOTË
Qe ta sqarojme pak kete punen e makines dhe shoferit qe nuk do njeri ne preher…
Kjo makina ne foto eshte Audi me targe AA 003 GB. Makina e Sajmirit qe perdornin kusherinjte trafikante. Tani Rama kerkon “timonin” e Shqiperise. E do vetem kesaj rradhe. Ideja eshte qe Rama duhet ta kete te qarte qe pas 25 qershorit i vetmi timon qe do kete ne duar, do jete timoni i ketij Audit qe duket ne foto. Dhe sdo kete njeri ne preher nese me pare heq te vellain, Olsin qe ka ca kohe qe shetit neper Tirane me kete makine.
P.S Ky status u shkruajt jashte orarit zyrtar te punes. Ora 21:00.
Meqe ra fjala, qe tmos kete me diskutime per makina trafikantesh e lloj e soj historish, me date 25 qershor voto Levizjen Socialiste per Integrim. (D.D/Shuplaka)