Deputetja demokrate e Tropojës Mimoza Hajdarmataj, ka sulmuar ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, lidhur me një postim të sajin në Facebook, të një dite më parë.
“Mirëdita nga Pazari i Kukësit aty ku ka ende duararta që ruajnë traditën dhe që sigurisht duhen nxitur!”, shkruante Kodheli krahas kësaj fotoje.
Hajdarmataj shkruan se Kodheli dhe asnjë rilindas tjetër, nuk mund të bëjë fushatë duke përdorur Kukësin, Hasin apo Tropojën. Madje i kujton se ku ishte deri, që më në fund u kujtua për veshjet tradicionale.
“Shoqja” Mimi na pershendet nga Kukesi…
As ti e asnje rilindas tjeter nuk mund te perdorni Kukesin, Hasin dhe Tropojen per fushate, sepse keni kater vite qe vetem punoni per fasadat.
Veriore te vertete te ben vemendja dhe perkushtimi i perditshem ndaj halleve te medha qe i kane fundos ato zona dhe jo fotot me veshje tradicionale.
Ku ishe ti zonja ministre deri tani???”, shkruan Hajdarmataj. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2022″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]