‘’Dua të jem një shembull për të gjithë të rinjtë’’, kështu e ka nisur Leo Varadkar.
Varadkar është zgjedhur kryetar i partisë më të madhe në koalicionin qeverisës të Irlandës, ‘Fine Gael’. BBC bën të ditur se Varadkar e ka mposhtur rivalin e tij, ministrin Simon Coveney me 60% të votave.
Ardhja e tij në krye të partisë më të madhe do të thotë që Irlanda, që njihet si shtet me të kaluar të pasur katolike, do të ketë kryeministrin e parë homoseksual. 38 vjeçari është djali i një emigranti indian, dhe ai do ta zëvendësojë 66 vjeçaren Enda Keny në krye të ekzekutivit.
“Nëse dikush si unë, i një race të përzier dhe me të gjitha gjërat tjera që formojnë karakterin tim, mund të bëhet Kryeministër, atëherë mendoj që kjo përçon një mesazh të qartë te secili i ri që nuk ka zyrë apo punë të cilën nuk mund ta arrini”, tha Varadkar, i cili e kishte pranuar publikisht orientimin e tij seksual më 2015.
Përveç si Kryeministri i parë homoseksual, Leo Varadkar do të jetë edhe personi më i ri në historinë e shtetit që merr këtë post, në moshën 38 vjeçare. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post