17:44 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Përsëri me deklarata me “timonin”, Beqaj: Çfarë kanë për të humbur infermierët, nëse “timonin” nuk e mban PS

20:55 | 03/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Investigimi: Si e paguan dyfish shqiptarët “check up-in” falas

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha, se nëse do bëhet ai kryeministër, do të aplikojë taksën e sheshtë 9%.

Mirëpo sipas Beqajt, kjo do të rriste taksat e infermierëve të kujdesit shëndetësor parësor rreth 2,2 herë si edhe taksat e infermierëve të kujdesit shëndetësor spitalor rreth 1,8 herë.

Në një postim në Facebook, Beqaj shkruan se infermierët kanë shumë për të humbur, nëse timonin e shtetit nuk vazhdon ta mbajë PS.

“Taksa e sheshtë 9 % rrezikon t’u marrë në katër vitet e ardhshme rreth 13700 infermiereve dhe infermierëve rreth 13,4 miliardë lekë.

Me taksën e sheshtë 9 % të propozuar, Lulëzim Basha do t’u marrë nga xhepat 6800 infermierëve të kujdesit shëndetësor parësor në 4 vjet 7 miliardë lekë.
Paga mesatare mujore e një infermieri/infermiere në kujdesin shëndetësor parësor është rreth 440 mijë lekë.
Aktualisht sipas taksës së ndershme, taksa mbi pagën është rreth 18 mijë e dyqind lek në muaj. Pra çdo infermier taksohet 4,1 % mbi pagën. Lulëzim Basha ka deklaruar se nëse do të jetë ai kryeministër taksa do të jetë 9 %. Sipas llogaritjeve taksa mbi pagën do të jetë 40 mijë lekë në muaj. Pra, Lulëzim Basha do të rrisë taksat e infermierëve të kujdesit shëndetësor parësor rreth 2,2 herë. Çdo infermier do të duhet të paguajë 21 mijë lekë më shumë çdo muaj apo 250 mijë lekë më shumë në vit, apo 1 milionë lekë e 20 mijë lekë më shumë në 4 vjet, nëse do të zgjedhin Lulëzim Bashën.

Me taksën e sheshtë 9 % të propozuar, Lulëzim Basha do t’u marrë nga xhepat 6900 infermierëve të kujdesit shëndetësor spitalor në 4 vjet 6,4 miliardë lekë.
Paga mesatare mujore e një infermieri/infermiere në kujdesin shëndetësor spitalor është rreth 494 mijë lekë.
Aktualisht sipas taksës së ndershme, taksa mbi pagën është rreth 25 mijë e dyqind lek në muaj. Pra çdo infermier taksohet 5,1 % mbi pagën. Lulëzim Basha ka deklaruar se nëse do të jetë ai kryeministër taksa do të jetë 9 %. Sipas llogaritjeve taksa mbi pagën do të jetë 44 mijë lekë në muaj. Pra, Lulëzim Basha do të rrisë taksat e infermierëve të kujdesit shëndetësor spitalor rreth 1,8 herë. Çdo infermier do të duhet të paguajë 19 mijë lekë më shumë çdo muaj apo 230 mijë lekë më shumë në vit, apo 920 mijë lekë më shumë në 4 vjet, nëse do të zgjedhin Lulëzim Bashën.

Prandaj infermieret dhe infermierët kanë shumë për të humbur nëse #PartiaSocialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave.”, shkruan Beqaj. (D.D/Shuplaka) 

Etiketa: Ilir Beqaj
Pas

“Jam shumë krenare për ty”, ministrja Gjosha prezanton motrën (FOTO)

Para

Nis finalja e madhe e “Champions League”, Juventus dhe Real Madrid në kërkim të lavdisë

Para
Nis finalja e madhe e “Champions League”, Juventus dhe Real Madrid në kërkim të lavdisë

Nis finalja e madhe e “Champions League”, Juventus dhe Real Madrid në kërkim të lavdisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

Kurorëzimi i Papa Leon XIV/ Begaj takon Atin e Shenjtë: Udhëheqja juaj shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë dhe unitet ndërmjet njerëzve

Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës! 3 nën hetim

Çfarë thotë “AI” për fitoren e PS? Inteligjenca artificiale për zgjedhjet në Shqipëri: Ndikuan fokusi tek BE dhe përvoja

Aksident i rëndë në Prizren, humb jetën një 19 vjeçare, plagosen dy të tjerë

Diaspora/ Më shumë vota sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta që rrëzon dyshimet për manipulim

Shkodër/ U përplas me motomjet nga një i mitur, përfundon në spital 76-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.