Mbrëmjen e sotme kryeqyteti i Anglisë Londa, është tronditur nga një tjetër sulm terrorist. Sipas raportimeve të deritanishme ka ndodhur tre sulme terrorite në këtë qytet dhe ka ngelur 9 persona të vdekur dhe 48 të plagosur. Theksojmë se 6 prej të vdekurve janë persona të pafajshëm ndërsa 3 të tjerë ishin terroristët që ndërmorrën sulmin.
Për këto sulme ka reaguar edhe Theresa May e cila ka theksuar se Anglia ndodhet mes incidenteve të tmerreshme. “Të behemi bashkë për të kalaur këto situata”, është shprehur May.
Sulmi i parë:
BBC shkruan se një furgon ka kaluar në zonën e këmbësorëve në “Urën e Londrës”, duke goditur të paktën 20 persona.
Sulmi i dytë: Ky sulm u shënua në Borough Market, ku pati të shtëna me armë.
Sulmi i i tretë: Në Vauxhall, persona të paidentifikuar kanë goditur me thikë kalimtarët. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post