Një status prekës ka publikuar këshilltari i Ilir Metës, Emiljano Aleksi në përfundim të ndeshjes së mbrëmshme mes Juventus-it e Real Madrid-it.
Aleksi tregon arsyet pse ka bërë tifo mbrëmë për Realin dhe kujton kushëririn tij të parë Anastasin, i cili është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
Fitoren e mbrëmshme të Real Madritit Emiljano Aleksi ia ka dedikuar i kushëririt të tij pasi ai ishte shumë tifoz me këtë skuadër. “E kishe ëndërr të shikoje Realin, “Real” në fushën e lojës….. Koha na tradhëtoi të dyve…! As Ti..! As unë..! nuk e mbajtëm fjalën..!”,shkruan ai.
STATUSI:
Kjo është fitorja jote “Engjell i Qiellit”
Thonë se koha shëron çdo plagë.
… por ata që e thonë këtë nuk dinë asgjë!
Thonë se koha të bën të harrosh edhe atë që s’mund të harrohet.
… por edhe ata që e thonë këtë edhe ata nuk dinë asgjë!
E vetmja që arrin ta bën koha është të vendos pak pluhur mbi plagë dhe kështu me kohë nuk e sheh atë.
…Ti e di… unë nuk kam mbështetur asnjëherë Realin..
…Por sot isha për Ty!
…E ndiej që dhe aty ku ndodhesh,Je i gëzuar!
…Dhe unë i lumturuar..Sikurse dhe Ti!
..E kishe ëndërr të shikoje Realin, “Real” në fushën e lojës..
… Koha na tradhëtoi të dyve…! As Ti..! As unë..! nuk e mbajtëm fjalën..!
..Ndaj sot u gëzova për ty #Anastas
..Sepse kjo është fitorja jote “Engjell i Qiellit”.
(J.V/Shuplaka)