Në Londër është rritur bilanci i viktimave nga tre sulmet terroriste. Mediat raportojnë se 7 persona të pafajshëm kanë humbur jetën nga përplasja me makinë dhe suulmi me thika, ndërsa 48 të tjerë janë plagosur.
Po kështu policia ka ekzekutuar menjëherë 3 prej autorëve të sulmit. Sulmi i parë u shënua në ‘Urën e Londrës’ ku një furgon kaloi në trotuar dhe mori përpara dhjetëra kalimtarë. Sulmi i dytë u shënua në Borough Market, ku pati të shtëna me armë, pasi policia ekzekutoi 3 terroristët. Sulmi i 3-të u raportua në Vauxhall, por ende nuk është konfirmuar të jetë terrorist. (J.V/Shuplaka)