Luan Rama ka deklaruar nga Kukësi se fitorja e LSI-së në zgjedhjet e 25 qershorit është një shans edhe për socialistët dhe demokratët.
Luan Rama gjatë fjalës së tij ka theksuar se në “malësi burri mbahet prej llafi, jo prej timoni, ky një thumb edhe për Partinë Socialiste, pasi Sajmiri Tahiri ka deklaruar se makina nuk mund të drejtohet me dy timonë”. Tahiri fjalën e ka pasur për LSI-në pasi PS është ende në koalicion me ta.
“Në malësi burri mbahet prej llafi, jo prej timoni. Fitorja e LSI-se për të ulur taksat, për më shumë vende pune. LSI do te fitoje edhe në Kukës me një kandidate nga Kukësi.”, është shprehur Rama.
Nënkryetari i LSI-së i ka bërë thirrje banorëve të qarkut të Kukësit që të votojnë numrin 1 në fletën e votimit pasi LSI është një shans për të gjithë dhe për këtë do të jetë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.
“Herën e kaluar thashë në Kukës se sa të ketë fjalë dhe besë malësia, del e para LSI-ja. Dua që këtu ta ftoj nga Gjallica, Shkëlzenin dhe Jezercën duke i thënë: Moj Tropoja e Bajram Currit Ballin ndezur nga lira I ngrite dallgët e zemrës është e para LSI-ja”.”, u shrpeh Luan Rama.
Krahas kësaj Luan Rama kërkoi që banorët e qarkut të Kukësit të mbështetin LSI-në si forca politike që ofron shansin për hapjen e vendeve të reja të punës dhe të mirëpaguara, ulje taksash dhe arsim cilësor për të rinjtë duke u shprehur se ka ikur koha e fjalëve në politikë por e punëve konkrete. (J.V/Shuplaka)